Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se kishte shtënë me armë në ajër
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sipas Policisë, më 21 shtator, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, bazuar në informacione dhe video-incizime, kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më 17 gusht…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas Policisë, më 21 shtator, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, bazuar në informacione dhe video-incizime, kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më 17 gusht dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Në koordinim me organet kompetente, Policia ka kontaktuar me të dyshuarin, ndërsa gjatë rastit i është sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/