Arrestohet një person i dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”
Gjatë natës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje. Sipas njoftimit arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë…
Lajme
Gjatë natës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje.
Sipas njoftimit arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri,
Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Lajmi.net/