Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen në villën e Qagllavicës

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ka siguruar prezencën e një personi të dyshuar për grabitjen e ndodhur më 26 dhjetor 2025 në një villë në Qagllavicë. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 05:00, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, kishte hyrë në recepsionin e objektit dhe…

Lajme

09/01/2026 15:09

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ka siguruar prezencën e një personi të dyshuar për grabitjen e ndodhur më 26 dhjetor 2025 në një villë në Qagllavicë.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 05:00, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, kishte hyrë në recepsionin e objektit dhe kishte kërcënuar recepsionistin, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve në media, i dyshuari kishte kërkuar para nën kërcënimin e armës, ndërsa viktima kishte dorëzuar shumën prej 1.200 euro. Pas grabitjes, personi i dyshuar ishte larguar në këmbë në drejtim të arave, duke u zhdukur.

Personi i arrestuar, V.B., mashkull 32-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Policia njofton se punimet për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast vazhdojnë.

Raporti i Policisë mbi arrestimin: 

Dërgohet në mbajtje një personi i dyshuar për grabitje
Prishtinë, 09 Janar 2026- Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë.
Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/