Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it, Sveçla: Kosova nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga terroristët që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan. Përmes një postimi llogarinë e tij  në Facebook, ai thotë se asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin kushtetues, punën e…

Lajme

15/04/2025 14:09

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga terroristët që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan.

Përmes një postimi llogarinë e tij  në Facebook, ai thotë se asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin kushtetues, punën e institucioneve të Kosovës, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar.

“Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme. Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, ka shkruar Sveçla.

Ndërkaq sulmi ndodhi në maj të vitit 2023, ku të lënduar mbetën 93 ushtarë. /Lajmi.net/