Arrestohet një i mitur në Vushtrri për ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, ku një viktimë e mitur femër kosovare dyshohet se është ngacmuar nga një person i mitur mashkull kosovar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, brenda ashensorit të një objekti banesor. Pas raportimit të rastit, të dyja palët janë intervistuar nga organet kompetente,…

Lajme

27/02/2026 09:13

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, ku një viktimë e mitur femër kosovare dyshohet se është ngacmuar nga një person i mitur mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, brenda ashensorit të një objekti banesor. Pas raportimit të rastit, të dyja palët janë intervistuar nga organet kompetente, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Raporti i plotë:

NGACMIM SEKSUAL

Vushtrri  26.02.2026 – 22:25. Viktima  e mitur  femër kosovare ka raportuar se  në ashensorin e objektit banesor  është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari  i mitur mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./lajmi.net/