Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, sot është arrestuar edhe një i dyshuar. I arrestuari është R.K dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë. “Brenda afatit…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, sot është arrestuar edhe një i dyshuar.
I arrestuari është R.K dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.
“Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundëshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë të Prokurorisë Speciale. /Lajmi.net/