Arrestohet një i dyshuar, i sekuestrohen mbi pesë kg substanca narkotike në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi i janë gjetur substanca narkotike në veturë. Atij i janë konfiskuar mbi pesë kilogram substanca narkotike, dhe 295 euro të cilat po dyshohet si ka përfituar nga shitja e narkotikëve. “Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prishtinë, kanë zhvilluar hetime rreth dyshimit se një i dyshuar…
Lajme
Një person është arrestuar pasi i janë gjetur substanca narkotike në veturë.
Atij i janë konfiskuar mbi pesë kilogram substanca narkotike, dhe 295 euro të cilat po dyshohet si ka përfituar nga shitja e narkotikëve.
“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prishtinë, kanë zhvilluar hetime rreth dyshimit se një i dyshuar është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë). Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë. Në vazhdimësi të operacionit është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M., dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, njofton Policia.