Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për posedim të narkotikëve

Policia në Mitrovicë, sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. I njëjti është arrestuar në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. “Gjatë kontrollit, tek i dyshuari në posedim janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme…

Lajme

09/02/2026 16:12

Policia në Mitrovicë, sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I njëjti është arrestuar në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari në posedim janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gram. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: