Arrestohet në Luksemburg “kosovari” që akuzohet për vrasjen e çiftit britanik (Foto)
Efektivët nga Suffolk janë duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Prokurorinë e Shërbimit dhe autoritetet në Gjykatën e Luksemburgut për të kërkuar ekstradimin e Qazimajt, pas një urdhërarresti evropian që u dha pas vrasjes së pensionistëve Peter dhe Sylvia Stuart.
Lajme
Shqiptari i dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e një çifti britanikësh të moshuar, është arrestuar në Luksemburg. Emigranti kosovar Ali Qazimaj, 42 vjeç, u gjet në një hotel pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë dy javëve të fundit.
“Daily Mail” shkruan se një anëtar i stafit që punonte në një hotel në qytetin e Luksemburgut identifikoi Qazimajn përmes fotografive të tij në internet dhe më pas lajmëroi autoritetet, të cilat e ndaluan atë .
Efektivët nga Suffolk janë duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Prokurorinë e Shërbimit dhe autoritetet në Gjykatën e Luksemburgut për të kërkuar ekstradimin e Qazimajt, pas një urdhërarresti evropian që u dha pas vrasjes së pensionistëve Peter dhe Sylvia Stuart.
Ngjarja për të cilin akuzohet shqiptari ndodhi 29 maji në Norfolk, ku 75-vjeçari Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruaja e tij u zhduk.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia angleze shpalli në kërkim Qazimajn, i cili rezultonte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që nga komunikimet e policisë angleze me atë shqiptare, rezulton se ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë, me identitet të ndryshuar.
