Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, dyshohet se po tentonte të kryente vjedhje në një shtëpi në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar për tentativë të kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari A.M. është arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme, falë veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra. Pas arrestimit, rasti është koordinuar me Prokurorin e…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar për tentativë të kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari A.M. është arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme, falë veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.
Pas arrestimit, rasti është koordinuar me Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/