Arrestohet në Drenas 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje

Policia në Drenas, ka njoftuar se me mbështetjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i arrestuari, me inicialet M.M., 38 vjeç, ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të…

Lajme

07/08/2025 09:49

Policia në Drenas, ka njoftuar se me mbështetjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i arrestuari, me inicialet M.M., 38 vjeç, ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”, thuhet në komunikatën të lëshuar për media.

Ai është kapur gjatë një operacioni të befasishëm dhe është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin.

Po ashtu Policia e rajonit të Prishtinës thotë se do të vazhdojë veprimet për kapjen e personave të kërkuar dhe atyre të dënuar për vepra penale. /Lajmi.net/