Arrestohet i dyshuari që sulmoi disa zyrtarë policorë, pranë stacionit në Ferizaj
Sot rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës dhe shoferi i saj nuk po iu bindej urdhrave për t’u larguar. Në vendngjarje kanë dalur për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë dhe…
Lajme
Sot rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës dhe shoferi i saj nuk po iu bindej urdhrave për t’u larguar.
Në vendngjarje kanë dalur për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë dhe i dyshuari A.N. (35 vjeç) përdorte vazhdimisht fjalë fyese dhe kanosëse ndaj zyrtarëve policorë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.
Sipas njoftimit policor, gjatë ndërhyrjes, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë.
Si pasojë, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta.
Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.