Arrestohet i dyshuari në Prizren- merrte para me fajde

Nën prangat e policisë ka përfunduar një person i dyshimtë në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një person duke pranuar para nga viktima mashkull, në emër të kamatës për fajde. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është…

Lajme

07/08/2025 09:54

Nën prangat e policisë ka përfunduar një person i dyshimtë në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një person duke pranuar para nga viktima mashkull, në emër të kamatës për fajde.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/