Arrestohet i dyshuari në Prishtinë- i sekuestrohet një AK-47, karikator e fishekë të armëve tjera
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Prishtinë. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator të…

Lajme
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator të pistoletës me pesë fishekë, një fishekë i kalibrit 12.7mm.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/