Arrestohet Gjesti, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës pa leje. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot,…
ShowBiz
Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë.
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës pa leje.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana. /Lajmi.net/