Arrestohet drejtuesi i mafias italiane ‘Ndrangheta’ – po kërkohej në 196 shtete të botës
Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një nga të dyshuarit kryesorë si drejtues të mafias italiane ‘Ndrangheta’ në Amerikën Latine, i akuzuar për mbikëqyrje të dërgesave të kokainës dhe menaxhim të rrugëve të trafikut të paligjshëm drejt Evropës. I arrestuari është Giuseppe Palermo, i njohur edhe me nofkën “Peppe”, një shtetas italian…

Bota
Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një nga të dyshuarit kryesorë si drejtues të mafias italiane ‘Ndrangheta’ në Amerikën Latine, i akuzuar për mbikëqyrje të dërgesave të kokainës dhe menaxhim të rrugëve të trafikut të paligjshëm drejt Evropës.
I arrestuari është Giuseppe Palermo, i njohur edhe me nofkën “Peppe”, një shtetas italian që kërkohej me njoftim të kuq nga Interpoli, i vlefshëm në 196 shtete të botës, transmeton lajmi.net
Palermo u kap në rrugët e kryeqytetit kolumbian, Bogotá, në një operacion të koordinuar mes autoriteteve kolumbiane, italiane dhe britanike, si dhe me mbështetjen e Europol-it, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.
Sipas kreut të policisë kolumbiane, Carlos Fernando Triana, Palermo besohet të jetë pjesë e “një prej celulave më të lidhura ngushtë” të mafias italiane ‘Ndrangheta, që operon në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Operacioni vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të goditur rrjetet kriminale transnacionale që kontrollojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës./lajmi.net/