Arrestohet Arbër Havolli – e konfirmon policia!
Një person i dyshuar për vrasje është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas një operacioni të zhvilluar në Prishtinë. Arrestimi u bë nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në kuadër të hetimeve për një rast që kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, transmeton lajmi.net. I arrestuari është…

Lajme
Një person i dyshuar për vrasje është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas një operacioni të zhvilluar në Prishtinë.
Arrestimi u bë nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në kuadër të hetimeve për një rast që kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, transmeton lajmi.net.
I arrestuari është Arbër Havolli, 31-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vrasje. Njësitet policore thanë se lokalizimi dhe arrestimi i tij u realizua pas një operacioni të mirë-koordinuar në kryeqytet.
Veprimet e mëtejshme lidhur me Arbër Havollin do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i kërkuari për vrasje në Podujevë
Prishtinë, 23 Tetor 2025- Sot nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar që ishte në kërkim për vrasje.
Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
• A.H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.
Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit./lajmi.net/