Arrestohet 62 vjeçari i dyshuar për vrasjen në Skenderaj, i konfiskohen disa armë
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një kafene në Skenderaj, e që sipas Policisë ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, ku informata për të shtëna me armë zjarri ishte pranuar rreth orës 13:50. Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se bazuar në…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/jou.png)
Lajme
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një kafene në Skenderaj, e që sipas Policisë ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, ku informata për të shtëna me armë zjarri ishte pranuar rreth orës 13:50.
Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se bazuar në hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuar për këtë vrasje është 62 vjeçari me inicialet H.I, të cilit i janë konfiskuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.
“Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/