Arrestohet 43-vjeçari në Prishtinë, i dënuar me 4 vjet burg për shmangie tatimore dhe falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës nga stacioni policor “Veriu” Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, ka arrestuar një person të kërkuar. Sipas Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për N.L., 43 vjeç, i dënuar me katër vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikim i dokumentit”. I njëjti kishte…

Lajme

10/08/2026 08:43

Policia e Kosovës nga stacioni policor “Veriu” Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, ka arrestuar një person të kërkuar.

Sipas Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për N.L., 43 vjeç, i dënuar me katër vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

I njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv. Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme ndaj personit të arrestuar.

“Është arritur arrestimi i personit të kërkuar: N.L., mashkull, 43 vjeç, i dënuar me 4 vite burgim për veprat penale ‘Shmangia nga tatimi dhe falsifikim i dokumentit’, i njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme lidhur me personin e arrestuar”, thuhet në njoftim.