Arrestohet 21 vjeçari në Gjakovë, po kërkohej nga Policia për “lëndim të rëndë trupor”
Një 21 vjeçar me iniciale F.Q është arrestuar në Gjakovë pasi që ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më parë në Gjakovë. I njëjti po kërkohej nga Policia e Kosovës dhe ishte kërkuar nga qytetarët të ndihmojnë në lokalizimin e tij, shkruan lajmi.net. “Për lokalizimin e tij, policia…
Lajme
Një 21 vjeçar me iniciale F.Q është arrestuar në Gjakovë pasi që ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më parë në Gjakovë.
I njëjti po kërkohej nga Policia e Kosovës dhe ishte kërkuar nga qytetarët të ndihmojnë në lokalizimin e tij, shkruan lajmi.net.
“Për lokalizimin e tij, policia ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët më 15 gusht 2024, kërkesë e cila tashmë ka rezultuar e suksesshme. Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: