Arrestohen tre të rinj në Ferizaj, vodhen produkte ushqimore

Sot rreth orës 11:00, policia e Ferizajt ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve, në dy markete, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”. Njësia reaguese ka ndërhyrë menjëherë në të dy rastet dhe ka shoqëruar tre persona të dyshuar në stacionin policor në Ferizaj. Në vendngjarje kanë dalë edhe…

Lajme

05/09/2025 22:06

Sot rreth orës 11:00, policia e Ferizajt ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve, në dy markete, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Njësia reaguese ka ndërhyrë menjëherë në të dy rastet dhe ka shoqëruar tre persona të dyshuar në stacionin policor në Ferizaj.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura, me vlerë të përgjithshme rreth 1700 euro.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit janë: M.G., 21 vjeç, L.B., 22 vjeç, B.A., 23 vjeç,.

Sendet e vjedhura, me procesverbal, janë kthyer tek personat e dëmtuar.