Arrestohen pesë persona pas një përleshjeje në Obiliq

Pas përfundimit të lojës së henbollit në Obiliq, ka ndodhur një rrahje.

Lajme

11/04/2022 10:33

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra të mitura.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.