Një tjetër aksident me fatalitet në Kosovë, 52-vjeçari humb jetën në Shirokë të Suharekës

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shirokë të Suharekës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas Bytyqit, aksidenti është raportuar rreth orës 10:06, ku në të është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U.,…

Lajme

21/07/2026 13:00

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, aksidenti është raportuar rreth orës 10:06, ku në të është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

“Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës.

“Njësitet kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/