Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Pejë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të dyshuar për grabitjen e një lokali (këmbimore) në Pejë, e cila kishte ndodhur më 28 janar 2026. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rreth orës 15:45, Policia ishte njoftuar se në rrugën “Eliot Engel”, dy persona të maskuar kishin hyrë në një këmbimore…
Lajme
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të dyshuar për grabitjen e një lokali (këmbimore) në Pejë, e cila kishte ndodhur më 28 janar 2026.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rreth orës 15:45, Policia ishte njoftuar se në rrugën “Eliot Engel”, dy persona të maskuar kishin hyrë në një këmbimore dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishin grabitur rreth 1,000 euro, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur, raporton lajmi.net
Policia reagoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, dy të dyshuarit u lokalizuan dhe u arrestuan më 30 janar 2026, rreth orës 23:00, në bjeshkët e Istogut.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu, ata dyshohen edhe për një grabitje tjetër, të ndodhur më 21 dhjetor 2025, në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë./Lajmi.net/