Arrestohen dy persona për zjarrvënie në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, si të dyshuar për një rast zjarrvënieje që kishte ndodhur më 31 mars 2026 në një lokal në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operative, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit: F.A., 33 vjeç, dhe K.G., 31…

Lajme

08/04/2026 20:02

Dy persona janë arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, si të dyshuar për një rast zjarrvënieje që kishte ndodhur më 31 mars 2026 në një lokal në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operative, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit: F.A., 33 vjeç, dhe K.G., 31 vjeç, raporton lajmi.net

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin e zjarrvënies janë duke vazhduar./Lajmi.net/