Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve
Policia në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar se gjat ditës së sotme ka arritur të lokalizoj dhe identifikoj një person të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shitjen e paautorizuar të narkotikëve. Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar…
Lajme
Policia në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar se gjat ditës së sotme ka arritur të lokalizoj dhe identifikoj një person të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shitjen e paautorizuar të narkotikëve.
Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 10.4 gram.
“Në vijim të veprimeve hetimore, me autorizim të prokurorit është realizuar edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit trupor të një personi tjetër (femër), është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarës femër është inicuar rasti penal: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”; kurse ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rasti: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: