Arrestohen dy persona në Leposaviq, kishin kaluar kufirin ilegalisht

Policia Kufitare ka ndaluar në Leposaviq dy persona të cilët kishin kaluar kufirin ilegalisht. Ndërsa pas intervistimit ata janë liruar me procedurë të rregullt. “Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me automjetin e tyre me targa të Serbisë kanë hyre ilegalisht ne Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të…

Lajme

28/03/2024 10:38

Policia Kufitare ka ndaluar në Leposaviq dy persona të cilët kishin kaluar kufirin ilegalisht.

Ndërsa pas intervistimit ata janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me automjetin e tyre me targa të Serbisë kanë hyre ilegalisht ne Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/