Arrestohen dy persona në Klinë, organizonin bixhoz të jashtëligjshëm

Policia ka arrestuar dje dy persona të dyshimtë në Kinë. Të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë kryer veprën penale të “organizimit të bixhozit”. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë…

Lajme

09/09/2025 09:23

Policia ka arrestuar dje dy persona të dyshimtë në Kinë.

Të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë kryer veprën penale të “organizimit të bixhozit”.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/