Arrestimet arbitrare të kosovarëve nga Serbia: BE thonë se nuk i komentojnë

Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare. Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore. “Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë…

Lajme

05/07/2024 20:19

Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.

Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore.

“Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore”, tha një zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian po ashtu për Klankosova.tv tha se presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.

“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së.