Arratisja e një të burgosuri në Mitrovicë – pezullohen drejtori i Qendrës së Paraburgimit dhe tre zyrtarë tjerë
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar sot nga detyra katër zyrtarë pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë. Të pezulluarit përfshijnë drejtorin e institucionit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues. Ky vendim vjen pas arratisjes së të burgosurit me inicialet D.R., i cili ishte duke vuajtur një…

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar sot nga detyra katër zyrtarë pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.
Të pezulluarit përfshijnë drejtorin e institucionit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues. Ky vendim vjen pas arratisjes së të burgosurit me inicialet D.R., i cili ishte duke vuajtur një dënim prej 14 vjetësh e 6 muajsh, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj, transmeton lajmi.net
Sipas SHKK-së, i burgosuri ishte i kategorizuar si “i avancuar” dhe në momentin e arratisjes ndodhej në hapësirat e punëtorisë së institucionit, ku ishte i angazhuar me punë. Ai ishte gjithashtu në listën e të dënuarve potencialë për përfitim të lirimit me kusht.
“Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme operacionale dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë,” thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Janë nisur hetimet e brendshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes, ndërkohë që të katër zyrtarët mbeten të pezulluar deri në përfundimin e procesit hetimor. SHKK ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjin për të adresuar këtë rast.
Njoftimi i plotë: