Aro Muriq i siguron një pikë Sassuolos ndaj Juventusit duke pritur penallti, shpallet “Lojtari i Ndeshjes”

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ishte figura kryesore në ndeshjen e mbrëmjes, duke dhënë një paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Sassuolos. Ai u dallua me disa pritje vendimtare gjatë gjithë takimit, ndërsa momenti kulmor erdhi në minutat e fundit, kur arriti të ndalë një penallti të goditur nga Manuel Locatelli, duke ruajtur rezultatin dhe duke…

Sport

21/03/2026 23:23

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ishte figura kryesore në ndeshjen e mbrëmjes, duke dhënë një paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Sassuolos.

Ai u dallua me disa pritje vendimtare gjatë gjithë takimit, ndërsa momenti kulmor erdhi në minutat e fundit, kur arriti të ndalë një penallti të goditur nga Manuel Locatelli, duke ruajtur rezultatin dhe duke siguruar pikë të rëndësishme për skuadrën e tij, transmeton lajmi.net.

Falë kësaj performance të nivelit të lartë, Muriq u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Serie A.

Forma e tij e mirë pritet të jetë një lajm pozitiv edhe për përfaqësuesen e Kosovës, e cila përballet me një sfidë të rëndësishme ndaj Sllovakisë këtë të enjte në Bratisllavë./lajmi.net/