Aro Muric bëhet i treti “dardan” më i shtrenjtë, vlera e tij rritet me të madhe
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka pasur një rritje të madhe gjatë ditës së sotme në sajtin e njohur “Transfermarkt”. Vlera e portierit “dardan” është rritur në 12 milionë euro nga 6 milionë, shkruan Lajmi.net Kjo rritje ndodh për shkak të paraqitjeve fantastike që pati 24-vjeçari me ekipin anglez, Burnley – ku edhe…

Sport
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka pasur një rritje të madhe gjatë ditës së sotme në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Vlera e portierit “dardan” është rritur në 12 milionë euro nga 6 milionë, shkruan Lajmi.net
Kjo rritje ndodh për shkak të paraqitjeve fantastike që pati 24-vjeçari me ekipin anglez, Burnley – ku edhe siguroi Premier Leaguen për sezonin e ri.
Muric gjatë këtij sezoni luajti 41 ndeshje në Championship dhe pranoi vetëm 31 gola, kurse 19 herë mbajti portën e paprekur.
Ish-portieri i Manchester Cityt është bërë lojtari i tretë më i shtrenjtë te Kosova, pas Amir Rahmanit (25 milionë euro) dhe Vedat Muriqit (15 milionë euro).
Portieri kosovar duket se do të vazhdoj të jetë numri një i Burnleyt edhe për sezonin e ri. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin e Vincent Kompany./Lajmi.net/