Armend Zemaj pas votimit: Votoni për institucione të forta dhe një të ardhme të sigurt për Kosovën

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare, duke përcjellë edhe një mesazh drejtuar qytetarëve. Pas votimit, Zemaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka ftuar qytetarët të votojnë për vlerat dhe të ardhmen e vendit. Ai ka theksuar rëndësinë…

Lajme

28/12/2025 13:13

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare, duke përcjellë edhe një mesazh drejtuar qytetarëve.

Pas votimit, Zemaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka ftuar qytetarët të votojnë për vlerat dhe të ardhmen e vendit. Ai ka theksuar rëndësinë e institucioneve të forta dhe demokratike, si dhe të një perspektive të sigurt për Kosovën.

“Votoni për atë që jetoni, votoni për institucione të forta e demokratike, votoni për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur. Kosova jonë, të duam përjetë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka nënvizuar se pjesëmarrja në zgjedhje është kyçe për forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve dhe interesit të vendit. /Lajmi.net/