Armend Thaqi zyrtarizohet si lojtari më i ri Clujit

Mbrojtësi i djathtë kosovar, Armend Thaqi tashmë është zyrtarizuar si lotjari më i ri i Clujit në Rumani. 31-vjeçari transferohet në Rumani pas një përvoje tek Ballkani, me të cilin ka 172 paraqitje, duke shënuar 15 gola e duke dhuruar 36 asistime. Thaqi nënshkruan me CFR Clujin si transferim i lirë, derisa e njeh klubin…

Sport

10/06/2024 17:54

Mbrojtësi i djathtë kosovar, Armend Thaqi tashmë është zyrtarizuar si lotjari më i ri i Clujit në Rumani.

31-vjeçari transferohet në Rumani pas një përvoje tek Ballkani, me të cilin ka 172 paraqitje, duke shënuar 15 gola e duke dhuruar 36 asistime.

Thaqi nënshkruan me CFR Clujin si transferim i lirë, derisa e njeh klubin mirë, pasi para dy sezonesh luanin ndaj njëri-tjetrit në grupet e Ligës së Konferencës.

Mbrojtësi kosovar u shpall tri herë radhazi kampion me Ballkanin, teksa e fitoi edhe një Kupë të Kosovës.

Armend Thaqi më herët gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për Prishtinën e Gjilanin në Superligë.

Thaqi po ashtu ka edhe pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, duke shënuar një gol.