Armend Thaqi shpallet futbollisti më i mirë në Superligë për vitin 2020
Mbrojtësi i Ballkanit, që edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtinës, Armend Thaqi është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2020.
Sport
23/12/2020 18:23
Thaqi ka arritur të fitojë garën ndaj bashkëlojtarit Mirlind Daku dhe lojtari i Dritës, Astrit Fazliu.
Thaqi edicionin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, derisa u bë lojtari i parë që debuton të Kombëtarja e Kosovës nga Superliga e Kosovës./Lajmi.net/