Armend Thaçi: Titullin nuk e humbëm në fushë, na vodhën jashtë saj
Armend Thaçi ka reaguar ashpër pas gjithë asaj situate tensionuese që ndodhi pas ndeshjes Gjilani – Prishtina.

Sport
Sipas mbrojtësit të krahut të djathtë, skuadrës së Prishtinës i është vjedhur titulli jashtë fushes, duke e cilësuar si të padrejtë ndëshkimin në Visar Bekajn.
Reagimin e tij të plotë:
Mund te mos dalim kampion mirpo asnje here sdo te ulim koken sepse jemi te paster si loti…te sulmohen kryetrajneri me gjith stafin nga policia te sulmohen futbollistet qe nfush kerkojn piket me pune dhe ndjers hallall eshte e papranueshme…Zoti eshte mbi gjithqka dhe vetem Zotit do i perulemi gjithmone.
Djemt e FC Prishtines ne krye me Visar Bekaj qe ndeshkohet padrejtesisht do vazhdojme koken larte sepse titullin nuk e humbem ne fushe mirpo na e vodhen jashte saj
/Lajmi.net/