Armend Muja me zë të lartë si të Kurtit: Dy rrugë janë, ato të 20 vjet hajnive, dhe neve që jemi e ardhmja
Armend Muja i Vetëvendosjes ka provuar t’i marrë ish-tonet dhe bërtimat e Albin Kurtit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në këtë fushatë zgjedhore. Me një mënyrë të folure atipike për të, Muja foli se 20 vitet e mëhershme ishin vite “të hajnive, pazareve dhe shtet i dobët”. “Sot kemi ligj për të gjithë pa dallim,…
Lajme
Armend Muja i Vetëvendosjes ka provuar t’i marrë ish-tonet dhe bërtimat e Albin Kurtit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në këtë fushatë zgjedhore.
Me një mënyrë të folure atipike për të, Muja foli se 20 vitet e mëhershme ishin vite “të hajnive, pazareve dhe shtet i dobët”.
“Sot kemi ligj për të gjithë pa dallim, kemi polici dhe rend, pa pazare. Kjo nuk erdhi vet, erdhi sepse VV-ja, nuk bëri kompromis me të keqen. Zgjedhjet po vinë, dhe këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, ato janë mes dy rrugëve. Njëra është e njohur e 20 viteve, pazare e hajni e shtet i dobët. Dhe e dyta, ajo e cila ekemi nisur.
“Nuk zgjedhim mes dy subjekteve, por mes të kaluarës dhe të ardhmes. Asnjë fitore nuk vjen vet, asnjë ndryshim nuk ruhet pa anagazhim. Sepse e vërteta në anën ton, dhe Mitrova e din kush flet. Mitrovica nuk di të kthehet prapa. Rroftë Kurti, rroftë republika e Kosovës”, tha ai.