Armend Muja: Kurrë në jetë nuk kam fol në telefon me Radojçiqin, është shpifje e PDK-së

Deputeti i VV’së, Armend Muja thotë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka biseduar me Milan Radojçiqin. Muja thotë se aludime të tilla për një bisedë të mundshme mes tij dhe Radojçiqit janë shpifje të PDK’së. Madje thotë se me deputetët e Listës Serbe asnjëherë nuk është përshëndetur as nëpër koridor të Kuvendit. “Unë…

Lajme

09/10/2024 23:47

Deputeti i VV’së, Armend Muja thotë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka biseduar me Milan Radojçiqin.

Muja thotë se aludime të tilla për një bisedë të mundshme mes tij dhe Radojçiqit janë shpifje të PDK’së.

Madje thotë se me deputetët e Listës Serbe asnjëherë nuk është përshëndetur as nëpër koridor të Kuvendit.

“Unë kam dëgjuar shumë shpifje në Mitroicë që kanë aluduar që edhe unë kam folur me Radojçiqin. Kurrë në jetë, është shpifje e llojit të vet që e ka bo PDK. Nuk e pranoj kurër në jetë në asnjë formë. As me këta tipat e listës Serbë në koridor kurrë nuk jam përshëndet”, tha Muja në T7.

Ndryshe, pak minuta më parë, gazetari Baton Haxhiu në emisionin Pressing pretendoi se ka dëgjuar një përgjim mes Mujës dhe Radojçiqit, por thotë se ishte vetëm një audio-incizim, pa video dhe supozohet që dëgjohej Muja.