Armend Muja i bindur: Çdo sondazh e qet VV-në mes 49,3 dhe 49,8 për qind

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është deklaruar në lidhej me sondazhet e fundit që lidhen me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë. Muja tha se në dy vitet e fundit, Vetëvendosje qëndron goxha lart në sondazhe. Madje, Muja në ATV ka dhënë edhe shifra konkrete se ku qëndron VV-ja në sondazhe.…

Lajme

08/11/2024 14:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është deklaruar në lidhej me sondazhet e fundit që lidhen me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë.

Muja tha se në dy vitet e fundit, Vetëvendosje qëndron goxha lart në sondazhe.

Madje, Muja në ATV ka dhënë edhe shifra konkrete se ku qëndron VV-ja në sondazhe.

“Në dy vitet e fundit, çdo sondazh, mas kredibili, e qet Lëvizjen Vetëvendosje në mes 49.3 dhe 49.8 për qind brenda vendit, përfshirë i fundit që është bo, është 49.8. Kjo është e vërtetë” – ka thënë Muja, ndër të tjera.