Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional
Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur pardje në veri të Kosovës. Por, raste të tilla nuk janë të rralla, pasi gjetja e armëve në këtë pjesë të vendit ka ndodhur shpesh edhe më herët. Lidhur me këtë ka folur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin…
Lajme
Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur pardje në veri të Kosovës.
Por, raste të tilla nuk janë të rralla, pasi gjetja e armëve në këtë pjesë të vendit ka ndodhur shpesh edhe më herët.
Lidhur me këtë ka folur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “Kosova Today”, i cili tha se armatimi i gjetur mund të jetë edhe i para luftës, ndërsa ka përmendur edhe mungesën e kontrollit institucional për shumë vite në këtë pjesë të territorit.
“Po në veri të vendit dallimi prej jugut, po e quajmë për shembull Pejë, Gjilan apo Mitrovicë e Jugut, është sepse në këtë vend ka pasur për së paku 22 ose 23 vjet mungesë të kontrollit sikur ne që e bëjmë tash. Armët që gjenden në veri të vendit janë armë luftarake që me siguri kanë qenë të para luftës, por ka pasur edhe mundësi të hyjnë përmes rrugëve ilegale, pasi kanë ekzistuar rreth 64 të tilla”, tha ai