Arma me laser e SHBA-së është gati për luftë

Marina Amerikane ka një sistem të ri të armëve me laser që kushton rreth $40 milion dollarë, dhe gjatë muajit të kaluar ajo ka kryer testimet operacionale me sukses në Gjirin Persik.

Auto & Tek

04/01/2015 15:16

Një video e shfaqur kohët e fundit (që shihet më poshtë) demonstron aftësinë e laserit 30kw, i cili e shkatërron një dron në vetëm pak sekonda.

Matthew L. Klunder nga Marina Amerikane tha në një deklaratë: “Ne e zhvilluam këtë armë të veçantë, që është një prototip, përmes disa ritmeve jashtëzakonisht të vështira, por i cili i shkatërron objektivat tona të caktuara në vetëm pak sekonda”, transmeton Lajmi.net.

“Kjo është hera e parë në histori që është krijuar një sistem i tillë i armëve me laser”, tha Klunder.

Në fakt, kjo armë e avancuar me laser performoi aq mirë gjatë testeve operacionale sa që tani Marina Amerikane e ka autorizimin për ta përdorur atë në mbrojtje të anijeve.

Duket se Marina Amerikane parashikon që ‘Sistemi i Armëve me Laser’ do të shfrytëzohet shumë në të ardhmen, duke konsideruar se ata tashmë janë duke e zhvilluar një sistem më të fuqishëm të laserëve, që është në gjendje të shkatërroj anije me teknologji të avancuar anti-raketore, transmeton Lajmi.net.

Ky sistem i përmirësuar i laserëve do të jetë gati deri më 2017.