Arkitekti kosovar akuzohet se ia ka vjedhur syzet arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels

Më 24 maj një grup arkitektësh kosovarë morën rrugë për Venecia, për të marrë pjesë në Bienale. Por, vetëm njëri nga ta doli më fatlum, pasi shtiu në duar syzet e arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels.

Lajme

07/06/2018 12:58

Ka qenë një e-mail drejtuar Bienales dhe vetë arkitektit danez e që e ka siguruar Metro,  ku akuzohet kosovari Ideal Vejsa, për vjedhjen e syzeve të diellit të një prej arkitektëve më të mirë në botë

Metro ka siguruar e-mailin ku kërkohet ng Bienale të marrë masa, e po ashtu kërkesë ka edhe për institucionet e Kosovës që të marrin masa ndaj kosovarit Ideal Vejsa.

“Më 24 maj 2018, ne si grup i arkitektëve gjatë vizitës në Bienalen e Venecias ishim dëshmitarë të një akti të shëmtuar të zotit IDEAL VEJSA nga Kosova, i cili gjatë diskutimeve nga z. BJARKE INGELS i vodhi syzet e diellit që i përkisnin z.INGELS. Ky akt i shëmtuar është i turpshëm dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që të marrin masa ndaj z. VEJSA”, thuhet në e-mail.

E sipas e-mailit, Vejsa është zbuluar se është autori i vjedhjes së syzeve që kushtojnë shtrenjtë përmes një fotoje në Instagram. Vejsën thonë se e kanë kërkuar nëpër Bienale, mirëpo në e-mail thuhet se nuk është gjetur.

“Neve na mori shumë kohë që të identifikojmë hajnin, por kjo u bë e mundur pasi z. VEJSA postoi në Instagram një fotografi me z. INGELS.Ne e kemi kërkuar z. VEJSA gjithandej nëpër Giardini, por nuk e gjetëm pasi ai me siguri ishte larguar pas këtij akti”, thuhët tutje aty.
E se i pati në dorë ato size e pranon vetë arkitekti kosovar, mirëpo ai ka një version tjetër rreth rastit në tërësi. Ai thotë se syzat janë gjetur në tavolinë dhe janë kthyer tek pronari.
“”Për hir të korrektësisë, syzat janë gjetë në tavolinë dhe janë dorëzu te pronari. Mirëpo dikush nga kolegët tanë me qellim të keq po e dërgon një e-mail jo të vërtetë, gjë për të cilën po përgatitet denoncimi”, ka komentuar Vejsa ne Facebook, duke konfirmuar kështu ekzistimin e e-mailit, për të cilët thotë se po niset denoncimi.
Sidoqoftë, muajin e kaluar ky grup kosovarësh kishin marrë pjesë në Bienalen e Venecias, ku prezantuan Kosovën. Deri tani zyrtarë të shtetit nuk kanë folur për një rast të tillë skandaloz.