Arijanet Muric, shqiptari i parë që e fiton Premier Ligën
Pas fitores ndaj Brighton, Manchester City u shpall edhe zyrtarisht kampion për edicionin 2018/19 në Angli.
Sport
Në titullin e dytë radhazi të ‘Qytetarëve’ ishte pjesë edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.
Muric është bërë shqiptari i parë që ka arritur ta fitojë trofeun e Premier Ligës, shkruan lajmi.net.
Ylli kosovar ishte gjatë gjithë kohës si portieri i dytë, pasi Ederson edhe këtë sezon ishte në një formë të mrekullueshme.
20-vjeçari nuk debutoi fare për Cityn në kampionatin anglez.
Muric u bë portieri i dytë i skuadrës së Pep Guardiolas, pas lëndimit të rëndë të kilianit Claudio Bravo. /Lajmi.net/