Arifi: Rënia e VV-së është evidente, LDK dhe AAK me dyfishim të përqindjes
Opinisonisti politik, Avni Arifi, ka thënë se në tubimet e LVV-së shihet se ka një numër më të vogël të qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore. Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se partitë opozitare kanë rritje të njerëze që janë pjesëmarrës në tubimet. “Hera e parë që ka pasë tendencë të futet…
Lajme
Opinisonisti politik, Avni Arifi, ka thënë se në tubimet e LVV-së shihet se ka një numër më të vogël të qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se partitë opozitare kanë rritje të njerëze që janë pjesëmarrës në tubimet.
“Hera e parë që ka pasë tendencë të futet teoria se tubimet nuk janë të rëndësishme, apo tubimet nuk janë indikatorë i rezultatit. Tubimet janë shumë indikatorë të rëndësishëm të rezultateve, në të gjitha zgjedhjet që i kemi pasë varësisht nga sa njerëz kanë shkuar në tubime ke mundur të nxjerrësh një konkluzion se si i ka punët partia”.
“Të tri partitë opozitare mundem të them, kurrë PDK-në dhe LDK-në nuk i kam parë me programe të detajuara e zhvillimore, të tri partitë opozitare do të kenë një rritje. Unë besoj se LDK dhe AAK mund të shkojnë në dyfishim të votës unë pres, njëkohësisht edhe PDK-ja. E kam një dilemë që nga dita e parë nuk kam mundur kush del e para apo LDK-ja apo PDK-ja. Rënia e LVV-ës është evidenten kjo shihet edhe nga tubimet, fryma është më e vogël”, ka thënë Arifi.