Arifi: LVV-në e dikton Dejona, Urani dhe Beka janë definitivisht të pavarur

Analisti Avni Arifi tha se kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili dhe Bekë Berisha nga AAK janë kandidatë të pavarur, por shton se Lëvizjen Vetëvendosje e “dikton” Dejona Mihajli. “Uran Ismaili dhe Bekë Berisha janë të pavarur me fushatën e tyre. Urani, Beka janë t’u punu shumë mirë. Çeku edhe tash e…

Lajme

23/09/2025 22:27

Analisti Avni Arifi tha se kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili dhe Bekë Berisha nga AAK janë kandidatë të pavarur, por shton se Lëvizjen Vetëvendosje e “dikton” Dejona Mihajli.

“Uran Ismaili dhe Bekë Berisha janë të pavarur me fushatën e tyre. Urani, Beka janë t’u punu shumë mirë. Çeku edhe tash e kemi pa edhe ne parlament që Dejona iu tregon çka me ba”, tha Arifi në Klan.

Arifi ndër tjerash tha se pika më e dobët që e ka kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama është trafiku.