Ariana Grande dhe The Weeknd realizojnë remiksin e “Save your tears”

Dy emra të njohur u bënë bashkë për një projekt të ri.

ShowBiz

23/04/2021 19:50

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande dhe The Weeknd kanë publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Save your tears”, titullohet kënga të cilën dy artistët ia kanë realizuar remiksin, i cili po pritet mirë në publik.

Kënga “Save your tears” u publikua tre muaj më parë nga The Weeknd dhe numëron 296 milionë klikime në YouTube.

Kënga ishte komentuar shumë për paraqitjen e The Weeknd në klip, ku erdhi tërësisht ndryshe. /Lajmi.net/

YouTube player