Ariana Grande bën ndryshimin drastik në paraqitjen e fundit
Ariana mezi njihet në fotografitë e fundit.

ShowBiz
Ariana Grande është ylli i muzikës pop që ka bërë ndryshimin intersant në paraqitjen e fundit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, e cila njihet për stilin unik, këtë herë eksperimentoi me anë të grimit dhe mezi njihej në këtë paraqitje.
Ariana u frymëzua nga personazhi Gottmik, meqë rast pikturoi fytyrën me të bardhë, bëri vetullat e holla, ndërsa buzët e sytë të zi.
Artistja ka habitur të gjithë me këtë paraqitje, andaj fotografia u shpërnda shumë nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë se Ariana Grande së fundi ka realizuar bashkëpunim me The Weeknd, dyshja sollën remiksin e këngës “Save Your Tears”. /Lajmi.net/