Ariana Grande bëhet me figurë prej dylli në “Madame Tussauds”, revoltohen fansat

Fanast nuk janë të kënaqur me figurën e re prej dylli të Ariana Grandes.

ShowBiz

25/05/2019 11:02

“Madame Tussauds” në Londër, zbuloi të martën figurën e këngëtares së pop-it, 25-vjeçare, por u prit me përbuzje dhe konfuzion në rrjete sociale, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

“Tani ne kemi stilin e saj të gozhduar, ju mund ta shihni atë në Madame Tussauds në Londër për 5 javë nga e premtja”, tha një komentues në Twitter.

Në prill,”Madame Tussauds” u kishte kërkuar fansave të saj të votonin se në çfarë stili e dëshironin figurën e Ariana Grandes prej dylli.

Megjithatë, fansat nuk janë të kënaqur nga figura e saj, madje thonë se nuk duket aspak si ajo.

“Kjo nuk është ARI”, shtoi një fanse. “Çfarë bëtë ju me fytyrën e saj?”.

Të tjerë u ankuan se tiparet e fytyrës ishin të pasakta. /Lajmi.net/

https://twitter.com/arianascloudsx/status/1130943318651756544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.foxnews.com%2Fentertainment%2Fariana-grande-new-wax-figure-upsets-fans

https://twitter.com/bluesoulx_/status/1131159816150409217?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.foxnews.com%2Fentertainment%2Fariana-grande-new-wax-figure-upsets-fans