Arian Tahiri për takimin me Alban Hysenin: Jemi miq prej kohësh, kemi respekt reciprok

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, është pyetur rreth disa fotografive ku ai është parë i afërt me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosjes. Tahiri ka thënë se me Hysenin kanë respekt të ndërsjellë dhe se me të njihet prej kohës kur të dy kanë qenë pjesë e basketbollit kosovar. “Kemi respekt…

Lajme

25/10/2025 21:15

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, është pyetur rreth disa fotografive ku ai është parë i afërt me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Tahiri ka thënë se me Hysenin kanë respekt të ndërsjellë dhe se me të njihet prej kohës kur të dy kanë qenë pjesë e basketbollit kosovar.

“Kemi respekt reciprok me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Kemi qenë miq prej kohësh, për shkak se kemi qenë dytë basketbollistë profesionistë. Unë kam luajtur për Trepçën, Albani për Dritën e Gjilanit. Kam respekt maksimal për të”, ka thënë kandidati për kryetar të Mitrovicës në “Jehona Politike”, në klankosova.

Ai tutje ka treguar se ky ishte një takim i rastësishëm në oborrin e xhamisë qendrore në Mitrovicë dhe se e ka ftuar për drekë Hysenin.