Arian Tahiri: Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një thirrje mobilizuese për qytetarët, duke u kërkuar që të dielën të dalin në votime dhe t’i japin besimin për një “kapitull të ri” të Mitrovicës. Në një postim në rrjete sociale, Tahiri falënderoi të…

Lajme

08/11/2025 21:59

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një thirrje mobilizuese për qytetarët, duke u kërkuar që të dielën të dalin në votime dhe t’i japin besimin për një “kapitull të ri” të Mitrovicës.

Në një postim në rrjete sociale, Tahiri falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët për angazhimin gjatë fushatës, të cilën e quajti “të jashtëzakonshme, përbashkuese dhe me plot energji”.

“Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri. Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja,” ka shkruar ai.

Tahiri u zotua se do ta nderojë çdo premtim të dhënë gjatë fushatës, duke theksuar se do të jetë kryetar i përkushtuar për çdo lagje dhe çdo fshat të Mitrovicës.

“Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë për ju dhe për qytetin tonë,” theksoi ai.

Në fund, kandidati i PDK-së bëri thirrje për unitet, besim dhe shpresë, duke e mbyllur fjalimin me mesazhin:“Le ta përfundojmë këtë fushatë siç e kemi nisur – me shpresë, me guxim dhe me besim në Zot. Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne! Votoni për numrin 191.”./lajmi.net/